Google ADS

Punëtori gjilanas në karrocë, mesazh politikanëve: Mos e kërkoni votën time

12:00 | 3 Shtator 2019
Arbresh Info

Avdyl Ibishi nga Gjilani për çdo mëngjes kujdeset që rrugët e qytetit të Gjilanit të duken të pastra. Ndonëse ka nevoja të veçanta, Avdylit nuk i pengon karroca në të cilën gjendet tash e disa vite që ta bëjë Gjilanin të duket bukur. Por kushtet e punës ai nuk i ka të mira. I dëshpëruar me klasën politike thotë të jetë Avdyli. Kësisoj ai ka përçuar mesazh që asnjëri nga politikanët të mos e kërkojë votën e tij.

Me disa gërshërë në dorë ai bën kilometra të tëra duke i larguar barishtet e panevojshme nga trotuaret e qytetit. Ai është punëtor i “Eko Higjienës”. Në këtë kompani punon qe katër vjet.

Por i dëshpëruar Avdyl Ibishi po duket të jetë me klasën politike në Kosovë. Thotë se me këto kushte të punës me të cilat ai përballet çdo ditë, asnjëri nga politikanët të mos e kërkojë votën e tij.

“4 vite pa asnjë një ditë pushim a thua se kush guxon me ma lipën Votën me 6 tetor Avdil Ibishi puntorë i eck higjinsë Gjilan”, ka shkruar Ibishi në facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme