Kosova luan pasditen e sotme (e martë) ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2021.
Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave do të përballet në takimin e dytë për kualifikim në Kampionatin Evropian 2021 me vashat e Sllovenisë, shkruan portali arbresh.info.
“Dardanet” janë nisur të dielën për udhëtim në Slloveni dhe dje kanë kryer edhe stërvitjet e fundit para kësaj ndeshje mjaftë të rëndësishme.
Atmosfera në kampin e vashave tona vlerësohet të jetë shumë e mirë dhe të gjithë janë optimist për një rezultat pozitiv në Slloveni.
Takimi mes Kosovës dhe Sllovenisë fillon në ora 17:00./arbresh.info/
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...