AKR mban takim me qytetarë, i bashkohen qindra të rinj

11:30 | 3 Shtator 2019
Arbresh.info

Aleanca Kosova e Re do të mbajë takim me qytetarë dhe anëtarë të partisë.

Me këtë rast do t’i bashkohen qindra të rinj, thuhet në njoftim, përcjell portali arbresh.info.

Në këtë takim pjesëmarrësve do t’u drejtohet presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Takimi do të mbahet në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë, duke filluar nga ora 19:00./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme