Teksti që superylli Lionel Messi i dërgoi ish bashkëlojtarit të tij, Neymar, raportohet të ketë nxehur edhe më shumë gjërat në afatin kalimtar tashmë të përfunduar.
Braziliani tentoi me forcë rikthimin në Kataloni nga Paris Saint Germaini, por marrëveshja e propozuar nga Barcelona u refuzua nga skuadra në Liga 1 për shkak të mos përputhjes së vlerës së kërkuar, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në L’Equipe, Messi i ka thënë sulmuesit të PSG-së se është i nevojshëm sërish në klub në mënyrë që skuadra e tij të fitoj sërish trofeun e Ligës së Kampionëve.
Treshja e frikshme e njohur si “MSN” dhe e përbërë nga Messi, Suarez dhe Neymar, ishin pjesë e Barcelonës herën e fundit kur ata fituan Ligën e Kampionëve në vitin 2015 duke mposhtur Juventusin në finale me rezultat 3 me 1.
Braziliani shënoi golin e tretë të Barcelonës gjatë minutave shtesë në atë mbrëmje, por u largua pas dy sezoneve duke iu bashkuar PSG-së./arbresh.info/
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...