Jurgen Klopp ka lënë një paralajmërim rreth të ardhmes së tij te Liverpooli duke sugjeruar se mund të pushoj një vit kur marrëveshja e tij aktuale të skadojë në fund të vitit 2022.
Trajneri gjerman udhëhoqi Liverpoolin sezonin e kaluar drejt triumfit në Ligë të Kampionëve dhe përfundoi në Premierë Ligë i dyti me 97 pikë, transmeton portali arbresh.info.
52-vjeçari ka thënë një intervistë për Sky Sports së fundmi duke thënë se mund të pensionohet në fund të kontratës së tij te “Reds”.
Por, komentet e tij të fundit janë edhe më shqetësuese për tifozët Liverpoolit.
“Kush tani mund të thotë se unë mund të kaloj edhe tri vite”, ka thënë Klopp për Kicker.
“Nëse unë vendosi se nuk mund të vazhdoj më, unë do të marrë një pushim dhe atë vit do të marrë vendimin përfundimtar”
“Kam energji absolute, por kam një problem. Nuk mund të luftoj për pak. Luftoj për gjithçka ose për asgjë”
“Por shanset janë shumë të larta që energjia ime do të rritet sërish pas një viti pushim dhe më pas do të bëjë punën në mënyrën që kam dashur”, përfundoi Klopp./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?