Udhëheqja e Hong Kongut Carrie Lam ka mohuar të ketë ofruar dorëheqjen, pas publikimit të audios duke thënë se ajo do ta bënte nëse do të mundte.
Të hënën, xhirimet e një takimi privat u publikuan ku ajo thoshte: “Nëse kam një zgjedhje, gjëja e parë është të dorëhiqem”, transmeton portali arbresh.info.
Ajo tha të martën se “kurrë nuk kishte ofruar asnjë dorëheqje”, por nuk e mohoi vërtetësinë e regjistrimit.
Hong Kongu ka parë muaj protesta antiqeveritare.
Protestat u nxitën nga ndryshimet në një ligj që do të lejonin ekstradimin në territorin e Kinës, por që atëherë janë zgjeruar për të përfshirë thirrjet për një hetim të pavarur për brutalitetin e policisë dhe kërkesat për një demokraci më të madhe.
Zonja Lam, e cila prezantoi projekt-ligjin tani të tërhequr, ka qenë cak i zemërimit të protestuesve./arbresh.info/
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...