Arsyeja pse dështoi transferimi i Neymar në Barcelonë

09:01 | 3 Shtator 2019
Arbresh Info

Transferimi i Neymar në Barcelonë dështoi si pasojë e kërkesave “qesharake” të Ousmane Dembels për pagë.

Ndryshe nga ajo që pritej si një lëvizje e madhe në fund të afatit kalimtar të kësaj vere, largimi i brazilianit nga PSG dështoi në momentet e fundit, transmeton portali arbresh.info. 27-vjeçari dëshironte të rikthehej në Spanjë, por as Barcelone dhe as Real Madridi nuk plotësuan kërkesën prej mbi 200 milionë funta nga kampioni i Francës.

Kjo do të thotë se çdo marrëveshje varej nga lojtarët që kalonin nga ana e kundërt dhe ishte këtu pjesa ku gjithçka u shkatërrua. Marrë parasysh burimet e kufizuara financiare të Barcelonës, ata është dashur të dërgojnë tre lojtar në mënyrë për të barazuar çmimin dhe gjithashtu për të ulur pagat e tyre – por Ivan Rakitic dhe Jean Clair Todibo kishin rënë dakord për të shkuar në PSG, ndërsa Dembele jo.

Duke u bazuar në atë se sa e rëndësishme ishte marrëveshja, kampi i sulmuesit francez vendosi kërkesa të larta financiare që të dy klubet nuk ishin dakord për t’i plotësuar. Kjo edhe e bëri marrëveshjen të pamundshme, transmeton portali arbresh.info.

Mësohet se kampi i Neymarit ishte në dijeni me rrezikun që mund të përballeshin gjatë negociatave në këtë periudhë të vonë të afatit kalimtar, gjë që ngjalli pyetje se sa mund të jetë serioze Barcelona dhe se kishte mundësi të ndryshonte qëndrimi në javët e fundit.

Braziliani bëri të qartë se ai do të dëshironte të largohej nga PSG.

Ai tani vazhdon qëndrimin te kampioni i Francës të paktën edhe për një vit. Sipas fjalëve të disa burimeve nga Independent, “kjo është hera e parë në karrierën e tij që Neymar nuk merr atë që dëshiron”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme