Në shkollat fillore dhe të mesme sot filloi mësimi i rregullt për vitin e ri shkollor 2019/2020, pasi që dje u zhvillua greva paralajmëruese e punonjësve të arsimit.
Por disa shkolla hapën dyert pas thirrjes së ministrit të arsimit, Arbër Ademi për të filluar viti shkollor, përcjellë INA.
Mësimdhënësit dje ishin nëpër shkolla, por bën thirrje që prindërit të mos sjellin fëmijët e tyre, për shkak të grevës. Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) kërkon rritjen e rrogave për 25 për qind për punonjësit e arsimit, por kjo kërkesë nuk është përfillur nga Ministria e Arsimit, pas bisedimeve të dështuara javën e kaluar.
Sindikata ka bërë të ditur se greva e djeshme ka qenë paralajmëruese dhe nëse gjatë muajit shtator nuk do të merren parasysh kërkesat e tyre, atëherë do të aktivizohet greva e përgjithshme. Ministria e Arsimit ka theksuar se rrogat janë rritur për 10,8 për qind nga gushti i 2018 deri në shtator 2019, ndërsa paralajmëroi rritje të vazhdueshme gjatë periudhës së ardhshme.
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim