Google ADS

Partitë, ende pa lista të deputetëve

08:23 | 3 Shtator 2019
V. S.

Për zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat do të mbahen më 6 tetor të këtij viti, subjektet politike që do të garojnë veç e veç, por edhe ato me koalicione ende nuk i kanë përgatitur listat përfundimtare zgjedhore të kandidatëve për deputetë. Për dorëzimin e këtyre listave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka afat deri të premten, shkruan gazeta “Zëri”.

Partitë politike në Kosovë kanë afat deri të premten më 6 shtator t’i publikojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare, të cilat do të mbahen më 6 tetor. Mirëpo asnjëra prej partive politike, që do të garojnë të vetme dhe as ato në koalicione, nuk i ka përfunduar listat, ndonëse ato shprehen të sigurta se ato do t’i publikojnë brenda afatit të përcaktuar kohor.

Megjithatë, për disa nga partitë dhe koalicionet edhe pse nuk dihen kandidatët që do të futen në listë, janë të qartë emrat e atyre që do t’i udhëheqin këto lista. Kreu i PDK-së Kadri Veseli, i cili është edhe kandidat i kësaj partie për kryeministër, do të jetë edhe bartës i listës së deputetëve. Nga koalicioni AAK – PSD bartës liste do të jetë lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, ndërsa nga koalicioni Nisma – AKR – PD listës do t’i prijë kryetari i Nismës Fatmir Limaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme