Google ADS

Kim Kardashian po cilësohet si nëna më e keqe

01:11 | 3 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Kim Kardashian po përballet me reagime nga më të ndryshmet në Instagram për look-un e fundit të vajzës 6-vjeçare North West.

Nëna e katër fëmijëve publikoi një foto të këndshme të saj me vajzën e madhe, por ajo që ra në sy më tepër ishte North me vathët super të mëdhenj.

Shumë komentues kanë nisur ta quajnë Kim-in një “nënë të keqe”, pasi sipas tyre ajo po ndikon në zgjedhjet aspak të hijshme të modës që po bën vajza minorene.

“North nuk duhet të vendosë vathë aq të mëdhenj në moshën 6-vjeçare”, shkruan një komentues.

“Kim po e vesh vajzën sipas moshës së saj. Kjo nuk është fare në rregull seriozisht”, shkruan një tjetër.

https://www.instagram.com/p/B15JTR7A7Mk/?utm_source=ig_embed

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme