Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate, ka thënë se partia që ai përfaqëson iu është përmbajtur premtimit të dhënë në fushatën e kaluar zgjedhore, për një të punësuar në secilën familje.
Sherifi në Zonën Zgjedhore të Klan Kosovës, tha se ka rreth 27 mijë të rinj të cilët kanë arritur të punësohen sipas programit të dhënë të këtij subjekti në procesin e kaluar zgjedhor.
”Përmes Ministrit Reçica, kemi arritur që një numër të madh të premtimeve që janë varur vetëm nga ministri të realizohen”.
“Ne kemi premtuar atëherë të angazhohemi një familje një të punësuar përmes Ministrisë së Punëve dhe Mirëqenies Sociale rreth 27 mijë të rinj dhe të reja kanë kaluar përmes ndërmjetësimit të kësaj ministrie dhe janë punësuar qoftë në shërbim publik qoftë në privat. Në statistika 23 apo 24 mijë të rinj e të reja janë punësuar përmes ndërmjetësimit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale”.
Sherifi thotë se Nisma e mbajti premtimin: Punësuam 27 mijë të rinj.
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...