Lajmin për aderimin e saj e ka bërë të ditur kryetari i partisë, Albin Kurti.
” Për Mevlyden liria, drejtësia dhe mundësitë e barabarta për të gjithë janë vlerat bazë për organizimin e një shoqërie. E, prandaj edhe ka vendosur t’i bashkohet Lëvizjes VETËVENDOSJE!, e cila synon barazi, drejtësi dhe zhvillim për të gjithë qytetarët e vendit”.
Më poshtë njoftimi i plotë:
Mevlyde Hyseni u anëtarësua në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Mevlydja ka studiuar gjuhë dhe letërsi gjermane si dhe gazetari në Universitetin e Prishtinës, në Universitetin e Kassel-it dhe në Universitetin e Humboldt-it në Berlin (Gjermani).
Tashmë një dekadë ajo kontribuon në edukimin politik të të rinjve dhe shoqërisë sonë për vlerat e demokracisë sociale, si pjesë e Zyrës së Fondacionit gjerman Friedrich Ebert (FES) në Prishtinë. Në kuadër të FES ajo ka zhvilluar dhe ndërtuar Akademinë Politike, e cila synon promovimin e vlerave dhe parimeve të demokracisë sociale në Kosovë. Si pjesë e FES, Mevlydja gjithashtu është marrë me hulumtime të ndryshme të politikave publike dhe me aktivitete të tjera që trajtojnë sfidat shoqërore dhe politike në vend.
Në kuadër të bursës ndërkombëtare të Parlamentit gjerman, Mevlydja ka punuar në Bundestagun gjerman, ku është njohur me sistemin politik dhe parlamentar të këtij vendi dhe ka mësuar të vlerësojë veçanërisht sistemin demokratik funksional, transparencën, llogaridhënien dhe veprimet politike të përgjegjshme.
Për Mevlyden liria, drejtësia dhe mundësitë e barabarta për të gjithë janë vlerat bazë për organizimin e një shoqërie. E, prandaj edhe ka vendosur t’i bashkohet Lëvizjes VETËVENDOSJE!, e cila synon barazi, drejtësi dhe zhvillim për të gjithë qytetarët e vendit. Duke u angazhuar drejtpërsëdrejti në politikë, Mevlydja do t’i përkushtohet jetësimit të këtyre parimeve në shoqërinë dhe shtetin tonë.
Galatasaray i vendosur ta thyej rekordin e transferimeve në ...
Haradinaj: Luan, linde 51 vjet më parë por për ne mbetesh gj...
Sot shënohet 80-vjetori i çlirimit të Tiranës
I mituri kanos me thikë një grua në shtëpinë e saj në Kaçani...
Gazetari kanoset përmes telefonit, rastin e lajmëron në poli...
Nën kërcënimin e thikës, hajnat vjedhin para në një market n...