Google ADS

Abelard Tahiri thotë se PDK prej fillimit ka dashur të shkojë e vetme në zgjedhje

21:38 | 2 Shtator 2019
M. A.

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Albelard Tahiri ka thënë se subjekti të cilit i takon prej fillimit kishte synim të garonte e vetme në zgjedhjet e ardhshme.

“PDK prej fillimit ka dashur të shkojë e vetme në zgjedhje”, ka thënë ministri në detyrë i Drejtësisë ne emisionin Pressing.

PDK nuk ka lidhur koalicion parazgjedhor me asnjë parti tjetër. Ajo sot u morr vesh me Lëvizjen për Bashkim që të kenë disa anëtarë të këtij subjekti në listën e PDK’së për zgjedhje.

PDK ka plot 12 vite që është pjesë e kabineteve qeverisëse në Republikën e Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme