Haradinaj nesër takohet me deputetin e Bundestagut gjerman nga partia e kancelares Merkel

21:20 | 2 Shtator 2019
M. A.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj nesër pasdite do ta pres në takim deputetin e Bundestagut gjerman.

Bëhet fjalë për Peter Bayer që është pjesë e partisë së kancelares, Angela Merkel, transmeton Indeksonline.

Takimi do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë nga ora 16:30.

Bayer është një përkrahës i madh i pavarësisë së Kosovës. Ai vitin e kaluar kishte deklaruar se Serbia duhet ta njohë Kosovën ndryshe nuk do të mund të hyj në BE.

Nuk është hera e parë që Bayer e viziton Kosovën gjatë këtij viti. Ai kishte vizituar Kosovën edhe me 1 prill, ku ishte takuar me Haradinajn.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme