Google ADS

Mediat: Icardi ka nënshkruar me PSG

20:44 | 2 Shtator 2019
L G

Ka pasur disa raporte që nga mëngjesi që Mauro Icardi ka kompletuar kalimin e tij në Paris Saint-Germain si i huazuar me obligim blerjen, pasi që më parë ka zgjatur kontratën e tij me Inter.

Marrëveshja e re e lidh atë me Nerazzurri që ishte një hap esencial, pasi që kontrata e tij e vjetër skadonte në qershorin e 2021 dhe do ti lënte ata që ta humbasin atë pa asnjë cent.

Pasi që është punuar gjatë gjithë natës, ai bashkë me Wanda Naran kanë ateruar me një avion privat nga Milano në Paris.

Sulmuesi i ka kryer testet mjekësore në spitalin amerikan Neuilly, derisa gruaja dhe agjentja e tij Wanda Nara e ka vizituar selinë qendrore të PSG-së për të finalizuar detalet e kontratës.

Ka pasur raporte të ndryshme që kanë dhënë detale të sakta. Sky Sport Italia ka shkruar se Icardi është huazuar për pesë milionë euro me opsionin që ai të blihet në fund të sezonit për rreth 65 milionë euro, me lojtarin që do të fitojë 7.5 milionë euro në sezon.

Në anën tjetër, Sportitalia thotë ndryshe, sepse huazimi ka qenë pa para, me PSG që do ta paguajë kontratën më të madhe 7.5 milionë euro të tij si dhe ka opsionin për ta blerë atë për 70 milionë euro.

Argjentinasi 26 vjeçar erdhi nga akademia e Barcelonës por ishte transferuar në Sampdoria në janar të vitit 2011, kurse Interi e kishte blerë atë për 13 milionë euro në verën e vitit 2013.

Icardi ka një rekord të golave në Serie A, me 121 gola të shënuar në 219 ndeshje, por raporti i tij me Interin ishte prishur tërësisht gjashtë muajt e fundit.

Befasisht atij i ishte larguar shiriti i kapitenit në shkurt për arsye që asnjëherë nuk ishin treguar, pastaj ishte thënë se ai po vuan nga një lëndim në gju.

Madje edhe pas një muaji trajtime dhe stafi mjekësorë thoshin që ai nuk ka asnjë problem fizik, ai refuzoi të stërvitet dhe “rikuperimi” ishte arsyetimi i agjentes se tij dhe avokatit të cilët kishin negociata të gjata me klubin.

Kur sezoni u krye, Icardit i ishte thënë privatisht dhe publikisht që ai nuk ishte pjesë e planeve të tyre dhe është i lirë për të gjetur një klub të ri, por ai refuzoi çdo transfer kurse javën e fundit e paditi edhe Interin, duke kërkuar 1.5 milionë euro për shkak se ishte përjashtuar nga stërvitjet me skuadrën.

Avokati i tij e ka bërë të qartë që nëse Icardi i bashkohet një klubi tjetër këtë afat kalimtar, kjo padi do të shfuqizohet. /GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme