Mjekët janë optimistë se Kevin Hart shumë shpejt do të lirohet nga spitali

18:02 | 2 Shtator 2019
Arbresh.info

Mjekët janë optimistë se komediani Kevin Hart do të rikuperohet shumë shpejt pas përplasjes së veturës gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës në Malibu, Kalifornia që e la atë me “plagë të mëdha në shpinë”.

The Blast raporton se aktori, i cili është ende duke u trajtuar në një spital në Los Angeles, mund të ketë nevojë për një operacion në shpinë.

Megjithatë, sipas burimit të mediumit, ai nuk ka një “dëmtim të palcës kurrizore” dhe është “në gjendje të ecë dhe të lëvizë ekstremet e tij”.

Hart pësoi aksident rreth orës 1 të mëngjesit të së dielës në Plymouth Barracuda, ku shofer ishte Jared Black dhe pasagjer Rachel Broxterman.

Siç pretendohet, Black e ka humbur kontrollin e veturës ndërsa u kthye në autostradën Mulholland dhe e rrotulloi atë në një hendek.

Ndryshe, Hart gjatë javës së ardhshme është dashur të nis xhirimet e një filmi të ri hollivudian.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme