Google ADS

Vazhdojnë reformat në Shërbimin Korrektues të Kosovës

17:04 | 2 Shtator 2019
L G

Në vazhdën e  reformave  të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), prej kohesh  kemi punuar  në  vazhdimësi për nevojat  dhe zhvillimin  e  SHKK-ës.

Deri më tani kemi arritur shumicën e objektivave tona, nga ato logjistike, trajnimin e zyrtarëve, si dhe luftimin e dukurive negative brenda institucioneve tona.

Pas një kohe të gjatë diskutimesh, kemi gjetur modalitetet dhe mënyrat më të mira dhe jemi ardhur  në përfundim, t’i ndjekim praktikat e rotacionit, me qëllim që këto praktika të përcjellën nga një institucion në një institucion tjetër, me arsyen e vetme që  të jemi më të suksesshëm dhe më efikas në punën tonë.

“Sot, SHKK së bashku me të gjithë akteret kyç, ka arritur ta ndryshojë  imazhin e SHKK-së, krejt kjo  falë angazhimit dhe punës së përbashkët të stafit dhe ballafaqimit me sfidat nëpër të cilat ka kaluar. Këto  të  arritura të SHKK-së, padyshim   janë  rezultat  i  angazhimit maksimal  të shumë burrave dhe grave, të cilët janë pjesë e  SHKK-së”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Tutje thuhet se hipoteza, e cila e ka përcjellë  SHKK-në ndër vite, e që po len një shije të keqe për ne edhe sot, është  nepotizmi  dhe favorizimet.

“Ne jemi  duke punuar në mënyrën më të mirë të mundshme për t`i gjetur metodat dhe metodologjitë, për ta dëshmuar të kundërtën e saj, dhe  duhet të dëshmojmë, se vërtetë jemi institucion me vlera dhe kredibilitet të lartë, pavarësisht se kjo do një sakrificë dhe mund më të theksuar për të  dëshmuar  gatishmërinë dhe  vlerën tonë.  Institucionet e sigurisë, siç janë Policia e Kosovës ,FSK dhe  Doganat, vetëm përmes  rrotacionit të stafit,   prej një qendre në qendrën  tjetër kanë arritur t`i eliminojnë dukuritë negative, e pa dyshim ky rrotacion  ka in putet e veta, andaj  edhe  SHKK  do të testojë një  metodologji të tillë,  dhe sigurisht do jep efektet  e veta pozitive”, bën të ditur SHKK.

Me fillimin e këtij rotacioni, kemi pas parasysh  shumë kritere të tjera, përfshirë këtu  edhe lehtësimin e  udhëtimit  dhe  transportin e  zyrtarëve, të cilët  kanë filluar prej 01 shtator 2019 deri me 01 dhjetor 2019, e për  të vazhduar edhe me rrotacione të tjera të këtij lloji edhe në të ardhmen. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme