Matoshi ka një lajm të mirë për koretinasit

16:56 | 2 Shtator 2019
M. A.

Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi ka shpall tenderin për relalizimin e projektit të ndërtimit të Kolektorit të ujërave të zeza nga Berivojca nëpër Koretin në vlerë 900.000 euro.

Përmes një postimi për media Matoshi bënë të ditur se ky vendim është marrë përmes aktivistit dhe bashkatdhetarit të respektuar koretinas z. Fazli Rexha.

Postimi i plotë:

Urime Koretinit

Përmes aktivistit dhe bashkatdhetarit të respektuar koretinas z. Fazli Rexha, sot e kumtova lajmin e madh për shpalljen e tenderit për realizimin e projektit të ndërtimit të Kolektorit të ujërave të zeza nga Berivojca nëpër Koretin në vlerë 900.000 euro.

 

Para disa ditësh banorët e Koretinit kanë protestuar për gjendjen e rëndë të shkaktuar si pasojë e derdhjes së kanalizimeve të Kamenicës, Berivojcës e Koretinit në Lumin Krivareka, pas kësaj situate kam pranuar edhe disa kërkesa nga banorët duke e vequar një kërkesë publike të z. Alban Klaiqi dhe poashtu edhe nga Kryetari i Komunës së Kamenicës z.Qëndron Kastrati në lidhje me këtë problem.

Pas shumë angazhimeve kemi arritur që në një afat rekord të hartojmë projektin dhe ta shpallim procedurën e prokurimit për ta zgjidhur këtë problem.

 

Uroj banorët e Koretinit, dhe poashtu jemi në rrugë të mirë që të sigurojmë fondet për projektin e madh të Impiantit të trajtimit të ujërave të zeza dhe kolekorëve deri te Dheu i Bardhë nga të dy anët e Kamenicës, si nga ana e Kamenicës poashtu edhe nga Hogoshi e Karaqeva.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme