Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të hënën mori pjesë në fillimin e punimeve në rrugën Bujar Roka deri te Ura e Tabakut, në Gjakovë
Ministri Lekaj tha se edhe ky projekt po realizohet në vazhdën e qindra projekteve tjera të cilat tashmë janë bërë realitet në Gjakovë, në Dukagjin, në mbarë Kosovën. Por shtoi se realizimi i projektit për ndërtimin e autostradës së Dukagjinit, do të kurorëzojë tërë punën për ndryshimin e pasqyrës së infrastrukturës rrugore në vend.
Rruga Bujar Roka deri te Ura e Tabakut, e përmbyllë qarkoren e brendshme të qytetit dhe ka gjatësi prej 2.7 kilometra. Investimi i MIT për këtë projekt në komunën e Gjakovës është mbi 3.5 milionë euro si investimi më i madh në komunën e Gjakovës, pas atij për zgjerimin e rrugës Gjakovë – Dollc.
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve