Haradinaj: Kam qëndruar për ngushëllime në familjen e Mikel Kuzhninit

16:11 | 2 Shtator 2019
M. A.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se është për ngushëllime në familjen Kuzhnini me rastin e ndarjes nga jeta të Mikelit anëtarit të kësaj familje.

“Për ngushëllime në familjen e respektuar Kuzhnini, me rastin e ndarjes nga jeta të Mikelit, Kryetar Nderi i Lidhjes së Shqiptarëve në Botë”.

“Si atdhetar i devotshëm, i pandalshëm deri në frymën e fundit, në përpjekjet për liri e shtet, ai do të kujtohet gjithmonë për virtytet e tij të larta dhe kontributin për promovimin e vlerave dhe të drejtës së kombit shqiptar në botë”,ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme