Në burgjet e Kosovës ka filluar zbatimi i reformave të cilat kanë për qëllim parandalimin e korrupsionit.
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi ka nisur zbatimin e reformave në burgjet e Kosovës, për të parandaluar korrupsionin.
Në kuadër të këtyre reformave, Thaçi ka transferuar sot 200 zyrtar korrektues nëpër burgjet e Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur vetë Thaçi në një prononcim për Telegrafin.
“Kjo reformë është pjesë e parandalimit të korrupsionit, ngritjes së vlerës dhe imazhit. Ne jemi institucion i sigurisë dhe na duhet me bo lëvizje të stafit në bazë të nevojave profesionale, nëse policia, fsk, dogana bëjnë lëvizje brenda stafit duhet me bo edhe na”, ka thënë Thaçi.
Ai ka bërë të ditur se i gjithë ky proces do të zgjasë tre muaj, dhe pastaj do të vazhdohet sërish.
“Veç sot janë transferua 200 persona, kanë lëvizë prej një burgi në burgun tjetër, ky proces ka me zgjatë tre muaj, pastaj tre muajve edhe 200 të tjerë do të transferohen e kështu , ky është sistem i rotacionit i cili është vlerë për parandalim, për ngritje të efikasitetit, për ngritje të përvojave…”, u shpreh Thaçi.
Kujtojmë se para disa muajve, Nehat Thaçi në Komisionin për Legjislacion pati deklaruar se në Burgun e Dubravës ka kontrabandë dhe nepotizëm.
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...