Prokuroria Themelore Publike në Tetovë mori urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër dy personave që janë babë e birë. Ata dyshohen se kanë kryer veprën penale prodhim të paligjshëm dhe shitje të drogës.
“53 vjeçari banor i Tetovës dhe djali i tij 27 vjeçar si bashkëkryes kanë mbajtur me vete 9450.00 gramë marihuanë. Më 30 gusht, pas një pompe benzine në Tetovë, të dyshuarit kanë parkuar automjetin e tyre të llojit ‘BMW’ me qëllim që të shesin drogën. Zyrtarët policorë të SPB Tetovë, e kanë vërejtur automjetin dhe drogën në të, dhe menjëherë kanë vepruar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Prokurori Publik ka propozuar tek gjykatësi në procedurë paraprake paraburgim ndërsa gjykatësi që të dyve u ka caktuar paraburgim 30 ditor./Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...