Fëmijët kosovarë, të cilët u kthyen nga zonat e konfliktit në Siri dhe Irak, nuk e nisën të hënën mësimin në shkollat e Kosovës, ashtu siç u paralajmërua më herët.
Këtë e konfirmoi ministri në detyrë i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, i cili tha se këta fëmijë ende nuk janë gati për t’u kthyer në bankat e shkollës. Bytyqi tha se në momentin kur ata të jenë gati, do të integrohen në klasa bashkë me fëmijët e tjerë.
“Janë duke u bërë përgatitjet. Kemi pasur nevojë për disa përgatitje dhe besojmë se shumë shpejt do të jenë pjesë e integruar nëpër klasa. Në momentin që t’i përgatisim fëmijët që të jenë të integruar në klasë, do të jenë pjesë e klasave të rregullta”, tha Bytyqi duke mos specifikuar se për çfarë përgatitjesh bëhet fjalë.
Ai i bëri këto komente gjatë një vizite në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Prishtinë, së bashku me kryetarin e kryeqytetit, Shpend Ahmeti.
Në anën tjetër, ministri i Drejtësisë në detyrë, Abelard Tahiri u shpreh se ky fillim viti shkollor, është akoma më i veçantë, pasi që do të fillojnë mësimin edhe fëmijët e kthyer nga Siria.
“Jam shumë i lumtur që sot në bankat shkollore do të ulen edhe fëmijët e kthyer nga konflikti në Siri”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...