Google ADS

BE përsëri me mision vëzhgues për zgjedhjet e 6 tetorit

14:38 | 2 Shtator 2019
Arbresh.info

Me kërkesën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, BE- do të ketë përsëri mision vëzhgues ditën e zgjedhjeve në Kosovë të cilat do të mbahen më 6 tetor të këtij viti, kështu deklaroi kryetarja e KQZ-së Valdete Daka.

Pasi kjo kërkese e presidentit Thaçi ishte pranuar nga BE, u aprovua edhe në Komisionin Qendror Zgjedhor, shkruan arbresh.info

“Presidenti ka kërkuar nga BE që të kenë mision vëzhgues, siç ka ndodhur edhe në zgjedhjet e vitit 2017. Ata kanë pranuar me kënaqësi dhe do të kemi kësaj here të njëjtin format si në zgjedhjet e kaluara, por duhet të shkruhet një marrëveshje mes këtyre institucioneve” tha Daka./Abresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme