Ka përfunduar java e gjashtë në elitën e futbollit zviceran, javë që shkëlqyen futbollistët shqiptarë.
Kemal Ademi ka qenë vendimtar në fitoren e Baselit me dy gola të shënuar ndaj Luganos.
Vendimtar për Sionin kanë qenë edhe dyshja shqiptare, Pajtim Kasami – Ermir Lenjani, ku i pari asistoi derisa Lenjani shënoi golin e vetëm ndaj Thunit 0-1.
Servette e ka nisur për mrekulli këtë edicion dhe së fundmi ka barazuar 2-2 me Xamaxin.
Klubi nga Geneva u rikthye pas disavantazhit 0-2 falë super talentit kosovar Kastriot Imeri.
19-vjeçari u inkuadrua në lojë në minutën e 60-të dhe me dy asistimet e tij Servette barazoi ndeshjen.
Kësisoj formacioni i javës në elitën e futbollit zviceran është pushtuar nga shqiptarët, pasi katër lojtarët e lartpërmendur kanë zënë vend në 11shen e javës. /Telegrafi/
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...