Google ADS

Dega e LDK-së në Mitrovicë propozoi kandidatët e vet për deputetë të Kuvendit të Kosovës

13:04 | 2 Shtator 2019
Arditë Shkodra

Kryetari  Safet Kamberi dhe anëtarët e Kryesisë së Degës së LDK-së në Mitrovicë, Dr Kujtim Shala, Flutura Beka dhe Fahri Uka, janë propozuar unanimisht nga Kryesia e Degës  për deputetë në Kuvendin e Kosovës që do të konstituohet pas zgjedhjeve nacionale që do të mbahen më 06.10.2019.

Në këtë mbledhje, po ashtu unanimisht janë zgjedhur edhe anëtarët e Shtabit Zgjedhor për zgjedhjet  nacionale të gjashtë tetorit të këtij viti, të cilit do t’i prij kryetari Safet Kamberi, transmeton arbresh.info

Anëtarët e Kryesisë, edhe në këtë mbledhje shtruan domosdonë e mobilizimit të të gjithë veprimtarëve dhe anëtarësisë së gjerë të LDK-së në Mitrovicë, me qëllim që këto zgjedhje LDK-ja t‘i fitoj, pasi që tashmë ka kandidatin më të mirë për kryeministër dhe listën e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës, të cilën e dominojnë intelektualët, ekspertët më të dalluar të fushave të ndryshme dhe veprimtarët më të devotshëm të LDK-së.

Po ashtu, në mbledhje u vlerësua si shumë e suksesshme edhe vizita e kandidates për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani në Mitrovicë dhe adresimi i saj qytetarëve./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme