Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga Ministri i Transportit Pal Lekaj dhe Kryetarin e Komunës se Gjakovës Ardian Xhini ka marrë pjesë në fillimin e punimeve në rrugën “Bujar Roka” në Gjakovë, përcjellë arbresh.info
Haradinaj gjatë fjalimit të tij, duke e konsideruar këtë projekt të madh, tha se gjakovarët duke e thënë të vërtetën, duhet t’i ftojnë edhe qytetarët tjerë për të votuar për AAK-në.
“Sot është edhe fillimi i vitit shkollor, urime mësuesit dhe prindërit. Njëkohësisht, është e mire kjo dite për Gjakovën pasi qe po fillon puna e kësaj rruge. Deri këtu ka ardhur nga mundi i shqiptareve për liri. Gjakova ende ka plage te pa mbyllura. E dimë qe kemi te rijnë te pa pune. Por kjo fillon kah e mbara. Ju siguroj qe e mbara ka filluar me AAK-në. Ju jeni meritore nga ajo që kam ardhur unë sot, jeni ju dhe besimi qe ma keni dhënë. Ky projekt është i madh, dhe kjo është pikënisje, sepse pa infrastrukturë nuk ka zhvillim. Tash e keni pak mw lehtë dhe nuk jeni duar thatë, thoni të gjithë qytetarëve të Gjakovës, se nuk po votojmë më parti, por po votojmë parti, por po votojmë 100 për qind Kosovë. Nuk është marre me e tregu të vërtetën. Në fund po vendoset e drejta pë Gjakovën, një e drejtë që nuk e ka pasë“, tha Haradinaj / arbresh.info
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...