Google ADS

Haradinaj: Gjakovarët kanë edhe një arsyje më tepër për ta votuar AAK-në

12:28 | 2 Shtator 2019
Arbresh Info

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga Ministri në detyrë i Infrastrukturës, dhe Kryetarin e Komunës se Gjakovës Ardian Xhini, ka marrë pjesë në fillimin e punimeve në rrugën “Bujar Roka” në Gjakovë, përcjellë arbresh.info

Haradinaj gjatë fjalimit të tij, duke e konsideruar këtë projekt të madh, tha se gjakovarët tashmë kanë edhe një arsyeje më shumë për ta votuar AAK-në.

‘”E mbara ka filluar me rritjen e besimit te Gjakovës tek ne, tek Ardian Gjini edhe te Aleanca.

Pa infrastrukturë nuk ka zhvillim. Atëherë na keni besuar, por tash keni edhe me shumë arsyeje për me na votu për Gjakove dhe Kosovë 100 për qind. Kjo është një rruge e madhe dhe nuk është e çfarëdoshme, faleminderit prej ministrit Pal Lekaj për projektin “, tha Haradinaj./ arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme