Kandidatja e LDK-së për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës që bëri në shtëpinë/shkollën e viteve të nëntëdhjeta të familjes Hertica, tha se arisimi në Kosovë është për t’u ardhur turp për shkak të politikanëve të paditur të cilët janë në pushtet.
“Situata e tanishme është turp për shtetin tonë, jo vetëm rezultati në PISA, por sot e kemi një keq menaxhim të skajshëm, politizim të skajshëm, ku politikanët që s’jan njohur kurrë për dije udhëheqin universitete apo tentojnë t’i udhëheqin ato. Prandaj LDK-ja do e ofroj një transformim të sistemit arsimor” tha Osmani
Ajo gjithashtu ka kritikuar edhe investimet në arsim, ku tha se janë përgjysmuar në krahasim me vitet paraprake, raporton arbresh.info
“Kemi një shtet që e ka përgjysmuar investimin në arsim, në krahasim me vitet paraprake” tha Osmani
Ajo premtoi se si kryeministre e ardhshme, do ta kenë prioritet zhvillimin në arsim.
“Ne do ta bëjmë të kundërtën sepse parakusht për zhvillim është dija. Nuk ka shtet që ka arritur suksese pa e bërë arsimin prioritet” tha Osmani
Gjatë vizitës, ajo kujtoi kohën kur shqiptarët ndërtonin rezistencë për dije.
“Arsimi është shtylla e cila e ndërton e mban dhe e zhvillon shtetin. Në vitet e ’90-ta ku ne si popull ndërtonim rezistencën tonë ishin pikërisht shtëpitë shkolla sikurse kjo e familjes Hertica që dhanë mesazh gjithë botës që përderisa të tjerët tentonin shfarosjen tonë ne rezistencën tonë si popull e ndërtojmë me dije.Edhe sot mesazhi ynë para botës është që rezistencat tona do i luftojmë me dije” tha Osmani./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/467654260748430/?notif_id=1567413098689531¬if_t=live_video_explicit
Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit, s...
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë vërshohet nga uji
Rama uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari