Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se është i trishtuar nga një foto që ka marrë nga qytetarët, ku shihet tym i madh duke dalë nga oxhaku i bllokut A3 në Obiliq.
Ai ka thënë se nga KEK-u ka kuptuar që ky tym ndodhë për shkak të pastrimit të kazanit të bllokut A3 i cili për katër muaj ka qenë në remont dhe tani, pas përfundimit të remontit dhe para fillimit të punës, duhet të bëhet pastrimi i cili zgjatë për katër ditë me rreth tre orë në ditë, njofton Klan Kosova.
“Ju lutem qytetarëve në rajonin e Obiliqit që gjatë kësaj kohe prej tre orësh kur fillon procesi, të kufizojnë daljet në ambiente të hapura”.
“Si ministër përgjegjës për sektorin energjetik, ju kërkoj ndjesë për këtë pamje dhe proces të nevojshëm”.
“Nga ana tjetër pozitive, në përgatitje për dimër, një bllok shtesë të Kosovës A do ta kemi në dispozicion që do të ofrojë stabilitet energjetik për vendin”.
https://www.facebook.com/valdrinlluka/posts/383474052340021
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr dy vendime
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...