Google ADS

Kurti: Gëzuar vajzave e djemve fillimin e vitit shkollor

09:23 | 2 Shtator 2019
V. S.

Kryetari i Vetëvendosjes (VV), Albin Kurti, u uron nxënësve fillimin e vitit të ri shkollor.

Ai thotë se për nxënësit dita e parë e shkollës qëndron mbi ndërrimin e stinëve, mbi ndërrimin e motmoteve.

“Ajo e nis organizimin kryesor të përditshmërisë së tyre. Orët e kaluara në shkollë bëhen pjesë e ndërtimit të karakterit. Të gjithësecilit. Mësueset e arsimtaret, shoqet e shokët të klasës, bëhen pjesë e jetës. Andaj nuk është veç dija shkencore që shkolla shtron në sofrën tonë të mendjes, por janë edhe përvojat shoqërore dhe edukimi vleror që bëhen pjesë formuese shpirtërore e jona. Ngadalë kuptojmë se mësimi nuk është veç për të mirën personale të nxënësit a nxënëses, por për të mirën e shoqërisë në përgjithësi. Se mësimi nuk është vetëm tash dhe këtu, e as vetëm për këtë javë, muaj apo vit, por për tërë jetën tonë. Ky duhet të jetë orientimi e frymëzimi për gjeneratat e sotme”.

“Duke qenë hallka kryesore e sistemit, e drejta për arsim vjen si buqetë për shumë të drejta të tjera. Paçka se sot nuk është, arsimi duhet të jetë garancia për përcaktimin e jetesës sonë”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme