Ramushi dhe Anita e përcjellin Gjinin në ditën e parë të shkollës

09:07 | 2 Shtator 2019
Arbresh.info

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj dhe bashkëshortja e saj Anita kanë përcjellur djalin e tyre Gjinin në ditën e parë të shkollës.

Haradinaj përmes disa fotografive të postuara në Facebook ka shkruar se Gjini po e nis një etapë të re të në Gjimnazin “Loyola”.

“Në ditën e parë të shkollës për këtë vit akademik krah Gjinit, i cili po e nisë një etapë të re të edukimit në Gjimnazin ‘Loyola’”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se Kosova ka shënuar ngritje në cilësinë e arsimit.

“Kemi shënuar të arritura në ngritjen e cilësisë së arsimit në vend, avancim në planprograme dhe infrastrukturë moderne dhe pandalshëm do të punojmë që shkolla jonë të jetë e modelit dhe standardeve europiane”, ka shkruar Haradinaj.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1331584926965918

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme