Zinedine Zidane i ka lavdëruar futbollistët e vet që e fituan një pikë në minutat e fundit kundër Villarrealit, por e ka pranuar se mbrojtja e dobët i ka kushtuar ekipit të tij me humbjen e pikëve të radhës në La Liga.
Gareth Bale i shënoi dy gola për ta shpëtuar nga humbja dhe njëkohësisht për t’ia fituar një pikë Real Madridit, i cili dy herë e gjeti veten në disavantazh, transmeton Gazeta Express.
Anësori uellsian u përjashtuan me karton të kuq në fund të takimit, megjithatë.
“Ne po luanim mirë kur ata e shënuan golin e dytë, por jo edhe në çerekun e parë të lojës”, tha Zidane pas ndeshjes.
“Ekipi reagoi mirë dhe ne merituam më shumë gola. Na duhet të përmirësohemi në mbrojtje sepse ne e dimë se çfarë jemi në gjendje të bëjmë në sulm”, shtoi ai.
Në tri ndeshje deri tani, Real Madridi ka barazuar dy herë, ndërsa ka dhe një fitore. /Gazeta Express/
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...