Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përmes në shkrimi të publikuar në faqen e tij zyrtare Facebook ka uruar nxënësit me rastin e fillimit të vitit shkollor.
Veseli këtë urim e ka bërë përmes një fotografie nga shkolla e parë shqipe në Stubëll, teksa ka shkruar se sot për nxënësit nis një nga rrugeët më të bukura të jetës.
Ndërsa nuk ka harruar edhe mësimdhënësit, për të cilët ka thënë se ata bëjnë një punë fisnike. Por edhe prindërit.
Postimi i plotë:
Me këtë fotografi nga shkolla e parë shqipe në Stubëll, dua të uroj të gjithë nxënësit e Kosovës për ditën e parë të shkollës. Shpresoj që ky vit të jetë sa më i mbarë, i frytshëm e me rezultate sa më të mira për ta! Një urim veçanërisht të përzemërt e përcjell për ata nxënës që për herë të parë do të ulen sot në bankat e shkollës, duke nisur kështu një ndër rrugët më të bukura të jetës, rrugën e diturisë.
Njëherazi uroj edhe mësimdhënësit, ata që nëpërmjet punës së tyre fisnike në përgatitjen e brezit të ri, kontribuojnë drejtpërdrejtë në të ardhmen e vendit. Urime gjithashtu prindërve në rrugën e përmbushjes nëpërmjet shkollimit, të ëndrrave më të mira që ata kanë për fëmijët e tyre! I siguroj ata se sakrifica që bëjnë për t’u mundësuar fëmijëve arsimim sa më cilësor, një ditë do të shpërblehet.
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet