Google ADS

Menaxherja e Icardit: Po mundohem t’ia gjejë një klub Mauros

08:29 | 2 Shtator 2019
Arbresh Info

Wanda Nara, menaxherja dhe bashkëshortja e Mauro Icardit, ka konfirmuar se është duke bërë përpjekje për t’ia gjetur një klub të ri sulmuesit argjentinas, në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.

Ajo la të kuptohet se klubi i ri i Icardit mund të jetë njëri prej Napolit, PSG-së apo Valencias, transmeton Gazeta Express.

Icardi e ka hedhur në gjyq Interin për ngacmim në vendin e punës, quke qenë se është lënë jashtë çdo plani nga trajneri i ri Antonio Conte.

Por, menaxherja e tij ka deklaruar se ai do të largohet në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.

“Do të punoj deri në fund të afatit kalimtar”, tha Wanda në Tiki Taka, i cili mbyllet më 2 shtator, pra sot në mesnatë.

“Janë disa ekipe (ku ai mund të shkojë). Unë kam marrëdhënie shumë të mira me bordin e Interit. Do të ishte e vështirë në Boca Juniors, por kemi zgjidhje në Evropë. Shohim nëse ai shkon në një ekip jashtë Italisë”, theksoi ajo. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme