Google ADS

‘Rrebelohet’ Genc Prelvukaj: Jemi zero përderisa bëhen figura popullore djem kriminelesh, politikanesh të korruptuar

01:38 | 2 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Këngëtari i njohur, Genc Prelvukaj, i cili dikur ishte i kyçur në politikë, ka dhënë së fundmi një opinion përmes një statusi në rrjetin social, duke komentuar të metat e popullit tonë.

Ai ka thënë se gabimi nuk vjen nga politika, pasi të parët që duhet të nisin vet ndryshimin janë qytetarët, dhe mentaliteti përgjithësisht.

Në rreth 12 pika të shqyrtuara dhe plot të tjera, ai thotë se defekti i popullit tonë është i madh, duke filluar që në shprehjet dhe fjalorin e papërshtatshëm që përdorim çdo ditë, e deri në orientimin e gabuar që u bëjmë brezave të rinj.

Ky është statusi i tij i plotë:

“1. Perderisa i drejtohemi njeri tjetrit me “o bir” dhe cdo te dhjeten fjale e kemi “pasha robt” ku kjo e fundit i referohet antareve te familjes te cilet i konsiderojme rober,

  1. Perderisa ne lajmet si ” nje shqiptar vret gruan sepse e kapi ne tradheti ” dhe shkruhen mbi 5000 komente ” mir ja ka bo k****” duke arsyetuar vrasjen dhe stimuluar vrasjet e reja
  2. Perderisa na kthehet ne teme nacionale nje dasem, e bejme te famshme nje grimere, ose tallemi me persona me probleme mendore
  3. Perderisa ne mesin tone ka njerez qe shpifin , fyejne, ofendojne figurat me te rendesishme kombetare
  4.  Perderisa femijet i cojme me telefona smart te llojit te fundit ne shkolle qe nga klasa e pare
    1. Perderisa e shkruajme shqipen per faqe te zeze
    2. Perderisa marrim ne telefon drejtori e profesora per ti share pse i ka vene femijes note te ulet me merite
    3. Perderisa para baneses kemi plot letra e mbeturina
    4. Perderisa behen figura popullore djem kriminelesh, politikanesh te korruptuar,

    10 Perderisa nenat udhezojne vajzat e tyre te lidhen me djem qe kane leke si kriter kryesor

    1. Perderisa pa cliruar veten duam te ikim ne shtete te huaja te clirojme te tjeret
    2. Perderisa behemi patriote vetem ne ndeshje sportive

    Dhe mijera gjera tjera

    Vertete mendoni qe ndryshimi thelbesor arrihet me nje pale zgjedhje ?

    Ndryshimi jone fillon kur ndryshojme keto me larte. Deri atehere jemi ne piken zero” (sic.), ka shkruar Genc Prelvukaj në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme