Gareth Bale ka qenë protagonist sonte në barazimin me Villarrealin në Estadio de la Ceramica ku ka barazuar në minutat e fundit të ndeshjes që të evitojë humbjen e Real Madridit
Real Madrid ka barazuar përsëri.
Kësaj radhe djemtë e Zinedine Zidane nuk kanë arritur që të fitojnë në Estadio de la Ceramica, pasi që Villarreal ishte dy herë në epërsi dhe lehtë ka mundur që ta fitojë këtë takim.
Nëndetësja e verdhë e filloi mirë takimin dhe erdhën herët në epërsi me golin e Morenos në minutën e 12 të ndeshjes.
Real Madridi filloi të sulmojë por arriti që ta barazojë rezultatin tek në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Dani Carvajal asistoi për mrekulli të Gareth Bale i cili shënoi golin e barazimit para pushimit të ndeshjeve.
Në pjesën e dytë, Real Madrid sulmoi më shumë dhe kishte edhe posedimin.
Por në minutën e 74-të për Villarreal shënon Moi Gomez, i cili shfrytëzon një top të devijuar në zonë për ta kthyer përsëri rezultatin.
Kur mendohej që Villarreal mund të fitonte tri pikë në këtë ndeshje, prapë në skenë del Bale i cili shënon në minutën e 86-të, pas asisitimit të Modric.
Bale megjiatë u ndëshkua me të kuq në minutën e tretë shtesë të ndeshjes.
Pas këtij barazimi, Real Madrid arrin në vetëm 5 pikë nga tri ndeshje. Një start i dobët ky i madrilenëve marrë parasysh përforcimet që kanë bërë, edhe pse disa prej tyre nuk kanë debutuar shkaku i lëndimeve. /GazetaExpress/
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...