Këshilltari i Ivica Dacicit, po akuzohet se po punon kundër Kosovës. Madje sipas MPJ-së së Kosovës, po i njëjti person është i angazhuar në disa afera korruptive. Për këtë shkak, ndaj këshilltarit të Dacicit është lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar. Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj thotë se këshilltari i Daçiqit Vladimir Cizelj punon kundër interesave të Kosovës
Ky person po akuzohet se po punon kundër shtetit të Kosovës.
Është ky Vlladimir Cizelj që paguhet nga Ministrit të Punëve të Jashtme e Serbisë, për të punuar kundër interesave të Kosovës.
Madje ai shihet shpesh në foto me Ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.
Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Cizelj është i përfshirë në disa afera të mëdha korruptive.
Bile sipas këshilltarit të ministrit të MPJ-së Jetlir Zymberi ky person është angazhuar shumë në disa shtete afrikane për çnjohje të Kosovës.
“Është i përfshirë në disa afera të mëdha korrptive…dhe në një skandal në Venezule…dhe në secilën lansim të notave verbale për Kosovën. Ky person ka korruptuar një pjesë të atyre shteteve sa për ta dhënë në nënshkrim, por s’kanë qenë të të njoftuara autoritet e atyre vendeve..e keni rastin e Liberisë, Ganës dhe shteteve tjera”.
Për këtë Zymberi po kërkon veprim të institucioneve të drejtësisë kosovare.
Madje ai po kërkon edhe lëshimin e një urdhërarrest ndërkombëtar për Vladimir Cizelj.
Bile këtë çështje thotë se e ka adresuar edhe në Prokurorinë e Prishtinës.
“Unë besoj që një flet arrest ndërkombëtar në këtë drejtim jo vetëm për këtë, por edhe për Daqiqin do ti shërbente luftës për krim ndërkombëtar. Flet arresti ndaj Daqiqit do të ketë vetëm vonim, pasi ka qenë i korruptuar…dhe ai do të jap llogari…….Natyrisht kemi adresuar këtë çështje në Prokurorin e Kosovës, por është çështje e tyre formalizmi i aktakuzave dhe kërkesës për flet arrest ndërkombëtar”.
Ndërkohë, prokurori Armend Hamiti përmes telefonit ka thënë për T7 se ende nuk kanë marrë ndonjë kërkesë nga MPJ-ja për fillimin e hetimeve ndaj Vladimir Cizelj.
T7 është interesuar edhe në Ministrinë e Drejtësisë për kë çështje.
Por, në një përgjigje nga ky institucion kanë thënë se urdhër arresti ndërkombëtar kërkohet nga Gjykata kompentente pas propozimit nga ana e Prokurorisë drejtuar Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.
Ndërkohë, për persona të tillë që punojnë kundër njohjes së Kosovës thotë se kishte njohuri edhe ish ambasadori i Kosovës në Australi, Sabri Kicmari.
“Kam pasur informacione për disa zhytarë serb dhe ndërmjetësues të tillë që janë prezentë dhe të cilët kanë lobuar për penguar procesin e njohës, Në rajonin ku unë kam shërbyer nuk kam dëgjuar që ka qenë i aktivuar, por kam dëgjuar për një person tjetër…në përudhen sa kam qenë ambasador, por ne kemi arritur të shmangim”.
Gjatë vitit 2019, Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daciq, kishte prezantuar disa nota verbale të shteteve të ndryshme, që sipas tij kanë tërhequr njohën e Pavarësisë së Kosovës.
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...