Në vitin 1983 një 22-vjeçar u dënua me burgim të përjetshëm në Alabama pasi kishte vjedhur rreth 50 dollarë në një furrë buke. Pas më shumë se tre dekadash, më në fund është lënë i lirë, pasi gjykatësi vendosi se Alvin Kennard e kishte shlyer dënimin.
Kennard ishte dënuar fillimisht për një grabitje në vitin 1979, por ishte liruar me kusht. Në vitin 1983, Kennard u dënua për grabitje me armë, pasi me një thikë në dorë vodhi 50$ në një furrë buke. Bazuar në ligjin për përsëritësit e veprave penale që ishte në fuqi në Alabama, kjo grabitje e dytë i kushtoi atij dënimin me burgim të përjetshëm.
Vetëm në vitin 2013, modifikimet e këtij ligji lejuan një gjykatës të rishikonte këtë vendim dhe rrethanat e krimit të kryer nga Kennard. Megjithatë, edhe nëse krimi do të ishte kryer në ditët e sotme, gjykatësja e çështjes tha se Kennard do të ishte dënuar me 20 vite burgim
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...