Këshilltari i Ministrit për Punë të Jashtme, Jetlir Zyberaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook ka thënë se deklaratat e presidentit serb se do të vijë në Kosovës para zgjedhjeve janë provokim dhe frikësim i serbëve.
“Deklarata e presidentit serb Vuçiq së dëshiron të vij në Kosovë para zgjedhjeve është një provokim dhe frikësim i serbëve të Kosovës dhe nuk mundëson fushatë zgjedhore dhe votim të drejtë tek komuniteti serb” shkroi ai.
Ai ka shtuar gjithashtu se nuk do të lejohet që një skenar serb të ndikojë në procesin zgjedhor dhe se do të pengonte qytetarët të votojnë lirshëm.
“Agjenda e Beogradit dihet. Ne nuk do të lejojmë që ky skenar i Beogradit të ndikojë në procesin zgjedhor të Kosovës dhe të pengojë qytetarët tanë që të votojnë të lirë” tha ai
Në fund, Zyberaj shtoi se politikanë serbë të cilët janë të padëshirueshëm në Kosovë nuk do të lejohen të bëjnë vizita
“Në të njëjtën kohë edhe politikanët serbë që janë persona non-grata në Kosovë nuk do të lejohen të vizitojnë Kosovën” shtoi ai.
Aleksandër Vuçiq sot ka paralajmëruar se do të vijë në Kosovë gjatë shtatorit. E kjo po shihet si tendencë për t’i detyruar serbët që të votojnë për Listën Serbe.
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...