Zyrtarët e Koresë Veriore i kanë mohuar të dielën dyshimet se ky shtet i ka përfituar dy miliardë dollarë përmes sulmeve kibernetike ndaj bankave dhe këmbimeve të kriptovalutave. Vendi komunist i akuzoi Shtetet e Bashkuara për përhapje të thashethemeve.
Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, Koreja Veriore i ka shfrytëzuar sulmet e sofistikuara kibernetike në masë të gjerë për të vjedhur para nga bankat dhe nga këmbimi i kriptovalutave. Në këtë mënyrë, sipas raportit, ky shtet i ka grumbulluar dy miliardë dollarë, të cilat i ka shpenzuar për zhvillimin e programit për armë të shkatërrimit në masë.
“Shtetet e Bashkuara dhe forcat tjera armike janë duke përhapur thashetheme me qëllim të keq”, tha një zëdhënës i Komitetit Kombëtar Kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, i cili u citua nga agjencia shtetërore e lajmeve në Korenë e Veriut, KCNA.
“Një fabrikim i tillë nga forcat armike nuk është asgjë tjetër, pos një lloj loje e fëlliqur që ka për qëllim zbehjen e imazhit të republikës sonë dhe gjetjen e justifikimit për sanksione dhe presion kundër Republikës Popullore të Koresë Veriore”, thuhet më tej në deklaratë.
Uashingtoni ka shënuar përparime të vogla në përpjekje për ta detyruar Korenë Veriore që të heqë dorë nga programi raketor, pavarësisht tri takimeve të zhvilluara deri tash mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe liderit korean, Kim Jong Un.
Ndryshe, zëvendësministri i jashtëm korean tha të shtunën se shpresat për bisedime me Shtetet e Bashkuara janë venitur dhe i kritikoi komentet e sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeo, i cili kishte thënë se Koreja Veriore po sillet në mënyrë mashtruese, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...