Pas lojës së parë si titullar për Bayern Munich në Bundesligë, Philippe Coutinho ka deklaruar se mund të përmirësohet edhe më shumë në Gjermani.
Përfaqësuesi i Brazilit iu bashkua skuadrës së Niko Kovacit si lojtar i huazuar nga Barcelona, pasi dështoi të lërë mbresa në Camp Nou, transmeton Gazeta Express.
Duke e ndërruar Spanjën për Gjermaninë, 27-vjeçari beson se tani ndodhet në një mjedis edhe më të mirë për ta arritur potencialin e plotë.
“Ka shumë lojtarë të mirë, lojtarë të nivelit të lartë dhe lojtarë të mëdhenj këtu”, tha Coutinho për Bundesliga.com, pas fitores së Bayernit 6:1 kundër Mainz.
“Jam shumë i lumtur këtu që mund të mësoj nga ata dhe të përmirësohem edhe më shumë”, shtoi ai.
Policia shqiptoi 1 mijë e 128 gjoba për 28 Nëntor
Sot do të mbahet konferenca mbi çrregullimin informativ me f...
Sulmohet zyrtari policor në Shtime, të dyshuarit në kërkim
Zhduket një e mitur në Prishtinë
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll