Google ADS

SBASHK-u paralajmëron Kastratin, të martën grevë nëse mbyllën shkollat në Kamenicë

14:16 | 1 Shtator 2019
Arditë Shkodra

Viti i ri shkollor 2019/20 edhe zyrtarisht do të nis nesër.

Rreth 19 shkolla pritet të mbyllen në Kamenicë më fillim të viti të ri shkollor, sipas vendimit të kreut të kësaj komune, Qëndron Kastrati, kjo për shkak të gjendjes së keqe në të cilën ndodhen ato, por edhe numrit të vogël të nxënësve.

Kastrati pati paralajmëruar se reforma në arsim do të fillojë të implementohet me 2 shtator, në ditën edhe kur zyrtarisht nis viti i ri shkollor.

E këtë vendim të Kastratit e kundërshtoi fuqishëm, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK), për të cilët nuk është reformë, por mbyllje e shkollave.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, në një prononcim për lajmi.net gjatë ditës së sotme ka paralajmëruar se në rast se implementohet vendimi i Kastratit për mbyllje të shkollave, të martën ata do të mbajnë grevë dy orëshe në shkollat e Kamenicës.

“Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me koleget në Kamenicë, ajo që mund të them është se ata do të provojnë nesër si në tërë Kosovën edhe atje të fillojë viti shkollor pa telashe më kushtin që ata të shkojnë bashkë me nxënësi që i kanë bashkë në shkollat aktuale. Në qoftë së do të pengohen, gjegjësisht nëse kryetari Kastrati insiston që ato shkolla që i ka përmendur të mbyllën, atëherë do të kemi reagim sindikal. Sipas marrëveshjes me kolegët nga Kamenica të martën dy orët e para në të gjitha shkollat e Kamenicës do të ketë grevë. Urojmë që të mos ndodh kjo, urojmë që edhe MASHT-i e ka marr si obligim”, ka thënë Jashari.

Jashari po ashtu ka thënë se ka biseduar edhe me Drejtorin e Departamentit të Arsimit Parauniversitar, nga i cili ka kërkuar që të bisedojë me Kastratin, në mënyrë që ky i fundit të mos fillojë këtë vit me reforma, të cilën Jashari e quan mbyllje të shkollave.

Ai po ashtu ka thënë se në rast se as pas të martës, Kastrati nuk tërhiqet nga vendimi, ata do ta thërrasin Këshillin Drejtues të SBASHK-ut për të diskutuar se në çfarë mënyra do ta kundërshtojnë këtë vendim.

“Unë kamë biseduar edhe me Drejtorin e Departamentit të Arsimit Parauniversitar, dhe kam kërkuar edhe nga ai që të angazhohet në biseda me kryetarin e Kamenicës, në mënyrë që së paku sivjet të mos fillojë kjo të themi reformë, sepse nuk është reformë por mbyllje shkollash. Dhe nëse ndodh kështu nëse Kastrati insiston dhe përdor mjete të caktuar që t’i mbyll ato shkolla që i ka përmendur, atëherë të martën do të ketë grevë 2 orëshe. Pastaj koleget e mi janë marr vesh që t’i japin hapësirë edhe një javë nga e marta në biseda me Kastratin. Në qoftë se ai nuk tërhiqet ne do ta thërrasim Këshillin Drejtues të SBASHK-ut dhe do të vendosim se në cilat forma do të tregojmë solidaritetin dhe mbështetjen për kolegët tanë”, ka thënë tutje Jashari.

Jashari tutje ka thënë se e kanë lutur kryetarin e Kamenicës, Qëndron Kastratin, që të tërhiqet nga ky vendim së paku këtë vit dhe këtë çështje ta ngrisin në nivel vendi.

“Nëse pyetemi ne nuk do të ketë grevë, por nëse Kastrati nuk  tërhiqet do të mbajmë grevë. Ajo që duhet ditur është se ne kemi lutur Kastratin i kemi thënë të tërhiqet se paku këtë vit, në mënyre që më votën e lirë të tetorit do të krijohen institucionet e reja të Kosovës dhe bashkë më Kastratin këtë çështje ta ngrisim në nivel vendi, dhe ajo që vendosët për Kosovën të jetë edhe për Kamenicën, sepse ne jemi të vetëdijshëm se kemi vende që kanë pakë nxënës nëpër shkolla”, ka thënë Jashari.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme