Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka mbajtur sot konferencë për media, në prag të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2020 kundër Republikës së Çekisë, më 7 shtator dhe kundër Anglisë më 10 shtator.
Përkundër mungesave me të cilat përballet ekipi i Kosovës, Challandes tha se ka gjetur një zgjidhje për t’u përballur me Republikën e Çekisë dhe me Anglinë, shkruan arbresh.info
“Ne ditët ne vijim kemi dy ndeshje interesante ndaj kundërshtareve të fortë. Unë si trajner mund të çaj ose mund të ankohem, por duhet te gjeje zgjidhje për situatën që gjendemi. Është e qartë që unë e kam zgjedh që të gjejmë zgjidhje, nuk mund të zëvendësoj asnjë lojtar, për shembull që mund te luaj në vend të Zenelit apo Rashicës, por si ekip duhet të luftojmë, dhe jo duke u bazuar në zëvendësime” tha Challandes
Challandes thotë se duhet të nxjerrë më të mirën nga ata lojtar të cilët do të jenë në fushë.
“Është detyrë e imja që të nxjerr më të mirën nga ata futbollistë, ne duhet të jemi të qetë por duhet të japim më të mirën” tha Challandes
Ndërsa rikthimin e Valon Berishës, Challandes e vlerësoi si shumë të rëndësishëm për ekipin e Kosovës.
“Valon Berisha është i rëndësishëm për ne, besoj se tashmë po e merr formën e mirë për të luajtur me ne. Ne konsultim me trajnerin fizik besoj se gjatë javës që do të punojmë se bashku do e vlerësojmë secilin dhe do marrim vendim për gjithsecilin” tha Challandes
Përveç rikthimit të Valon Berishës dhe Bernard Berishës, në ekipin kosovarë risi janë edhe dy lojtar të tjerë si Ibrahim Dresheviq dhe Florent Musliaj, në të cilët Challandes beson shumë./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/706771489838245/?notif_id=1567192557539089¬if_t=live_video_explicit
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...