Pesë persona janë vrarë dhe 21 të tjerë janë plagosur në një sulm të armatosur në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sulmuesi i armatosur, i cili filloi të qëllonte me armë pasi vetura e tij u ndalua nga policia të shtunën pasdite, u vra nga forcat e sigurisë pasi kishte hyrë në parkingun e një kompleksi të lokaleve zbavitëse.
Nuk janë dhënë hollësi për viktimat deri të dielën në mëngjes, por raportohet se në mesin e personave të vrarë është edhe një djalosh 17-muajsh, i cili ishte qëlluar në fytyrë dhe kishte vdekur më vonë në spital. Lajmin e bënë të ditur zyrtarët e spitalit në Odessa të Teksasit.
Ky është sulmi i dytë masiv në Teksas vetëm gjatë gushtit. Më 3 gusht, një sulmues i vrau 22 persona dhe i plagosi 24 të tjerë në El Paso.
Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, tha: “Zonja e parë dhe unë jemi zemërthyer pas këtij sulmi të pakuptimtë dhe frikacak dhe ua ofrojmë përkrahjen tonë viktimave, familjeve të tyre dhe tërë banorëve të Midland-it dhe Odessa-s”.
Autoritetet njoftuan se incidenti filloi rreth orës 3 e 17 minuta të pasdites së të shtunës sipas kohës lokale, kur një polic e ndaloi një veturë të tipit Honda me ngjyrë ari pasi nuk kishte dhënë shenjë për kthim majtas.
Personi i dyshuar filloi të qëllonte në veturën e policisë dhe më pas e kishte vjedhur një kamion të postës, duke e vazhduar sulmin me armë. Policia e përshkroi sulmuesin si burrë i bardhë në të tridhjetat, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion