Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbyllur afatin për aplikim për koalicionet parazgjedhore, për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit. Koalicioni VAKAT, ai AAK-PSD, koalicioni NISMA-AKR-PD, pastaj PDS –NPK janë katër koalicionet që deri në afatin e fundit janë dorëzuar në KQZ. Për njohësit e çështjeve politike, pas datës së zgjedhjeve dhe shpalljeve të rezultateve, mund të ndodhin ndryshime, meqë partitë “i heqin” vijat e kuqe. Sipas tyre, befasi në politikën kosovare mund të ketë në çdo kohë.
Në zgjedhjet e 6 tetorit, përveç koalicioneve tashmë të dorëzuara në KQZ, garojnë të vetme Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.
Këto të fundit deri pasditen e së premtes ishin në bisedime për arritjen e një marrëveshje parazgjedhore, por që nuk u arrit, meqë subjektet nuk u morën vesh për postin e kryeministrit.
Për analistin politik, Behlul Beqaj, politika në Kosovë funksionon pa rregulla dhe befasi mund të ketë në çdo kohë dhe në çdo mundësi.
“Befasi të them se në Kosovë mund të ketë në çdo kohë dhe në çdo variant. Meqë nuk ka rregulla, pra politika kosovare e ka rregull që të funksionojë pa rregulla, por duke u motivuar ekskluzivisht drejt interesit politik, si të arrihet në pushtet. Pra, natyrisht pushteti është një nga funksionet e të gjitha partive politike por nuk është i vetmi. Ne nuk kemi pasur deri tash shpjegime dhe programe të tjera të cilat na kanë dëshmuar sesi kjo apo ajo parti, ky apo ai lider fjala bie me e zgjidhë problemin në mënyrë konkrete dialogun me Serbinë. Nuk kemi pasur një program konkret sesi do ta eliminojnë çështjen e problemit të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne kemi pasur deklarime edhe deklarata politike por ato mund të përfundojnë vetëm me deklarim sikurse ka qenë deri më tash” thotë ai.
E njohësi i çështjeve politike, Rasim Alija, thotë se dy subjekte të vetme politike në Kosovë nuk e kanë fuqinë të formojnë qeverinë, andaj mundësia e bashkimit të partive politike pas zgjedhjeve është e madhe.
Madje ai thotë se vijat e kuqe i heq pothuajse secila parti, pasi të përfundoi rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit.
Pas përfundimit të afatit për koalicione në KQZ, deri më 6 shtator mbetët afati për aplikim për kandidat dhe parti.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit u shpallën pasi deputetët shpërndanë Parlamentin. Shpërndarja e Kuvendit erdhi një muaj pasi Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...