Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka treguar se dega e kësaj partie në Llap është e gatshme për zgjedhjet e 6 tetorit.
Ai ka thënë se si kurrë më parë po rritet energjia dhe numri i mbështetësve të AAK’së në këtë rajon, shkruan Express.
“Në Llap me strukturat 100% të përkushtuara për garën e 6 tetorit. Këto dit si kurrë më parë po rrisim energjinë, që së bashku strukturat dhe shumë mbështetës në Llap të fuqizojmë mbështetjen për 100% shtet” shkroi Tahiri.
Ai gjithashtu shtoi se Haradinaj është strumbullari më i madh i integritetit të shtetit.
“Përtej ngjyrave të politikës, por edhe ata që flasin ndryshe, thellësisht në mendjet dhe zemrat e tyre e dinë dhe e ndiejnë se Kryeministri Haradinaj është strumbullari më i madh integritetit të shtetit 100%” shkroi Tahiri.
Në fund, Tahiri tha se të gjitha kërkesat e këtij rajoni janë aprovuar nga qeveria e udhëhequr nga kreu i partisë së tij dhe se mbështetja për të është pa kushte.
“Për Llapin, ska kërkesë që nuk e kemi aprovuar, askush smund ta dëshmojë të kundërtën se kjo është e vërteta. Llapi do ta kthejë me besim 100% mbështetjen pa kushte e dallime” shkroi ai.
Zgjedhjet në vend do të mbahen me datën 6 tetor. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës garon në listë të përbashkët me Partinë Socialdemokrate të Shpend Ahmetit.
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...