Veseli në Llap: Qindra qytetarë i bashkohen PDK-së

21:30 | 31 Gusht 2019
Arditë Shkodra

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka qëndruar sonte në fshatin Llapashticë të Podujevës ku qindra banorë të kësaj ane në mënyrë organizuar i janë bashkuar PDK-së në mbështetje të Veselit për kryeministër të ardhshëm.

Kreu i PDK-së, nëpërmjet një statusi në Facebook ka falënderuar banorët e Llapashticës për besimin e dhënë për të arfhmen më të mirë për Kosovën.

“Mbështetja e madhe e tyre nuk është thjeshtë një shtysë për PDK-në por garanci për arritjen e suksesit në luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit”, ka thënë Veseli.

Statusi i plotë i Kadri Veselit: Falënderoj Llapashticën e Podujevës për mikpritjen e përzemërt dhe tubimin masiv e plot entuziazëm që organizuan gjatë mbrëmjes së sotshme. Djali i njohur i kësaj treve, Nexhmi Muçiqi, si dhe shumë burra, gra, të rinj e të reja i janë bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën. Mbështetja e madhe e tyre nuk është thjeshtë një shtysë për PDK-në por garanci për arritjen e suksesit në luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Vetëm nëpërmjet kësaj lufte do mund ti japim fund emigrimit të të rinjve tanë duke zhbllokuar mundësitë që ata kërkojnë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme