Rikonstruksioni i konvikteve në Qytetin Studenti, Veliaj: 11 godina kanë përfunduar

19:49 | 31 Gusht 2019
Arbresh.info

Vijojnë punimet në konviktet në Qytetin Studenti. Kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj inspektuan pasditen e së shtunës punimet, ku Veliaj tha se 11 godina janë përfunduar, 6 janë drejt fundit dhe pritet nisja e 3 godinave të tjera. Ndërsa kryeministri Rama u shpreh se dhe rezidencat studentore në qytetet e tjera do të rikonstruktohen.

Rikonstruksionit të konvikteve në Qytetin Studenti, po i jepet dora e fundit. Ecurinë e punimeve e inspektuan kryeministri Rama bashkë me kryetarin e bashkisë së Tiranës.

Veliaj tha se 11 godina janë gati e 6 drejt përfundimit, ndërsa në 3 të tjera, punimet nisin javën e ardhshme. Kryeministri Rama nënvizoi se edhe rezidencat studentore në qytetet e tjera do të rikonstruktohen.

“Ne jemi në kohë për t’i akomoduar pjesën më të madhe si duhet. Tani kanë mbetur disa këtu. Plus, Korça ka filluar, Shkodra po ashtu është në proces për të filluar, fillon këto ditë sepse gjithçka është bërë gati. Po ashtu për Elbasanin, Vlorën dhe Gjirokastrën”, tha Rama.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme