Frankfurter Allgemeine Zeitung: Maqedonia e Veriut fillon bisedimet, Shqipëria peng i reformave

19:07 | 31 Gusht 2019
Arbresh.info

E përditshmja gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung në një nga lajmet e ditës së sotme për takimin e shefave të diplomacisë së BE në Helsinki i kushton rëndësi të madhe datës së fillimit të bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me BE-në.

“Përfaqësuesja e lartë e BE për politikë të jashtme Federika Mogherini sigurisht që sheh mundësu që në tetor do merret vendim për fillim të bisedimeve edhe atë mundësi të mira për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, thuhet mes tjerave në një nga artikujt e botuar sot nga FAZ.

“Pas takimit të ministrave të BE me kolegët e vendeve të tyre si Maqedonia, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova dhe Serbia në Helsinki, Mogherini në fillim ka deklaruar se rëndësia e zgjerimit të BE-së ka ardhur deri në një pikë më shumë se sa është tash, vendimi për fillim të bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë deri më tani nuk ka pasur për shkak të përmbajtjes së Francës, Danimarkës dhe Holandës. Derisa Parisi ka deklaruar se fillimisht duhet BE të forcohet e më pas të zgjerohet në Hagë dhe Kopenhagë ekziston shqetësimi për shkak të gjendjes së reformave në Shqipëri. Nga këtu nuk mund të thuhet se fillimi i bisedimeve mund të bëhet vetëm me Maqedoninë e Veriut”.

Duke cituar kështu shefin e diplomacisë gjermane Mass ku ka thënë se është mirë që vendet të fillojnë bisedime ndaras, ai më pas ka ndryshuar mendimin duke thënë se nuk e sheh të arsyeshme që bisedimet ndaras, mirëpo shefi i diplomacisë finlandeze e ka paralajmëruar Mass se derisa BE tërhiqet nga Ballkani ka mundësi që vende të tjera të rrisin ndikimin e tyre atje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme